Kulla Rozë

Përshkrimi i Projektit

  • Investitori: Driloni Com
  • Lokacioni: Rr. "Jashar Salihu", Lagjja e Muhaxherve, Prishtinë, 10000, Kosovë.
  • Sipërfaqja: 13,000 m2
  • Viti i përfundimit: Dhjetor 2024
  • Studio Projektimi: Maden Group

Kulla Rozë

Kulla Rozë, është një projekt në të cilin i është kushtuar një mund dhe përkushtim i madh për të plotësuar të gjitha nevojat tuaja.
Kulla Rozë është duke u implementuar në Lagjen e Muhaxherëve, më saktësisht në Rrugën "Jashar Salihu".

Gjithashtu është një pjesë e afërt me qytetin ku e bënë shumë të lehtë qasjen tuaj në secilën pjesë të saj. Një vend i cili është shumë i përshtatshëm dhe të veçantë ka ambientin e pastër, me gjelbërim përreth ku do të ju dhurojnë ndjenja qetësuese, dhe të vegjëlve tuaj njëkohësisht ju ofron këndin e lojrave për kënaqësi dhe argëtim.

Veçanti tjetër ka aspektin e izolimit termik dhe akustik përmes dritareve të kualitetit të lartë dhe fasadës ventiluese. Përveç këtyre, në këtë hapësirë ju do të keni gjithçka që ju nevojitet sepse objekti afaristo banesor “Kulla Rozë“ ka menduar edhe për plotësimin e nevojave të tjera tuajat me furra të bukës si dhe restaurante, markete etj, brenda këtij kompleksi. Siguria është aspekti me rolin më kryesor andaj ky kompleks do të monitorohet 24/7 nga kamerat e sigurisë si edhe nga personeli fizik.

Kualiteti i ndërtimit

Specifikat e dritareve : Xham të temperuar të sigurisë së lartë Termoizolim dhe zë izolim të lartë me 40 dB.
Roleta të integruara me komandë elektrike.
Pragu i derës pa pengesa (barrierë) ju lejon juve t'u jepni fëmijëve dhe mysafirëve tuaj hyrje dhe dalje pa një pengesë të bezdisshme te pragu i poshtëm.
Kjo është aq e thjeshtë dhe praktike sa që të moshuarit, personat me lëvizshmëri të kufizuar, por edhe fëmijët nuk do të duan të rrijnë pa këtë komoditet.

Kualiteti i dyshemeve: dysheme parketi dhe pllaka qeramike.

Izolimi

Jetëgjatsia
Materialet e fasades ventillese kanë një qëndrueshmeri dhe jetëgjatsi të lartë pasi që punohen nga materiale rezistente ndaj dëmtimeve dhe ndaj kushteve klimatike prandaj këto materiale janë të qertifikuara dhe kanë garancion për jetëgjatsinë e tyre.

Izoluese
Në sajë të fleksibilitetit gjatë fiskimit të fasades ventiluar , trashësia e izolimit termik mund të përshtatet sipas nevojave të klienteve

Rezistente
Materialet mëveshese te fasadat ventilluese janë rezistente ndaj ujit, zjarrit, akullit, borës, dhe erërave

Zhurmat
Eshtë zgjidhje ideale për ti evituar zhurmat e padeshiruara që shkaktohen jashtë objektit për shkak shresat te ndryshme që e permbajnë fasadën ventilluese

Ekologjike
Prodhohen nga materialet ekologjike që janë terësisht të reciklueshme dhe kanë ndikim të ulët në mjedisin e jashtëm. Fasada të tilla na ndihmojnë që ekosistemi ynë te mos degradohët.

Muret ndarëse: ndarja në mes të banesave me dy mure, izolim akustik dhe lesh guri.